Roma barazoi 2 – 2 me Inter në takimin e mbrëmjes të së dielës. Zikaltërit edhe pse kaluan dy herë në avantazh me Keita Balde dhe kapiteni Icardi nuk arritën ta ruanin atë.

Shpëtimtari i Roma ishte Kolarov, i cili realizoi me penallti në minutën e 74’ golin që shmangu humbjen. Milan fitoi 2 – 1 sfidën e kampionatit me Parman, por nuk e pati të lehtë.

Fillimisht në San Siro shënuan miqtë me Inglese dhe më pas reaguan vendasit duke përmbysur rezultatin. Cutrone dhe Kessie i dhanë 3 pikët Milanit. Një sukses që mban ekipin e Gattusos në garë për një vend në Champions League.

Një gjysmë hapi fals i Lazios që barazoi 1 – 1 në fushën e Chievos, vendi i fundit në renditje. Të shtunën Juventus mundi Fiorentinën me rezultatin 3 – 0 duke forcuar pozitat në krye të klasifikimit.

Tv Klan