30 milionë Euro për huazim me detyrim blerje

E ardhmja e Marash Kumbullës po merr një drejtim tjetër. Mbrojtësi i Verona mund të luajë me Roma.

Sipas mediave italiane bisedimet janë në zhvillim e sipër. 20-vjeçari pëlqehet nga skuadra kryeqytetase, pasi Chris Smalling pritet të largohet.

Drejtuesit e Roma nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët me ata të Manchester United dhe Kumbulla shikohet si zgjedhja e duhur. Sky Sport përmend mënyrën e transferimit edhe shumën që duhet paguar për të afruar Marash Kumbullën.

Huazim me detyrim blerje për 30 milionë Euro. Një hap i rëndësishëm për futbollistin e Shqipërisë dhe shumë të ardhura për klubin e Verona ku Kumbulla është rritur. Në sezonin e parë në Serie A, Marash Kumbulla u aktivizua në 25 ndeshje dhe shënoi 1 gol.