Mesfushori nga Gjilani pëlqehet nga skuadra italiane

Roma kthehet tek ideja për të afruar Xherdan Shaqirin. Sipas mediave italiane, ai shikohet si lojtari i duhur për të zëvendësuar Zaniolo-n e dëmtuar. Kontakte ka me Liverpool për të kuptuar nëse klubi anglez është i gatshëm ose jo ta huazojë deri në fund në sezonit me të drejtë blerje.

Xherdan Shaqiri nuk është zgjedhje e parë te skuadra e Klopp. Për 28-vjeçarin nga Gjilani, Serie A nuk është një ambient i panjohur. Ai u aktivizua tek Inter në gjysmën e dytë të sezonit 2014-2015.

Ndërkohë zikaltërit po tentojnë të afrojnë Victor Moses. Mesfushori me tipare sulmuese është në pronësi të Chelsea, por për momentin është në huazim te Fenerbahçe. Për të vijuar më tej duhet leja e skuadrës turke.

Tv Klan