Roma është padyshim një nga ekipet më në formë në kampionatet kryesore në Europë. Verdhekuqtë regjistruan fitoren e radhës në Serinë A, duke u futur në garë për kualifikimin në Champions.

Skuadra e drejtuar nga Claudio Ranieri triumfoi minimalisht ndaj Fiorentinës dhe është ngjitur përkohësisht në vendin e katërt.

Golin e vetëm dhe të fitores, e shënoi Artem Dovbyk në fundin e pjesës së parë, pas një asisti të marrë nga Shomurodov.

Pas 35 javëve, Roma renditet në vendin e katërt me 63 pikë, ndërsa Fiorentina mban vendin e tetë me 59 pikë të grumbulluara. /tvklan.al