Roma doli më kokën ulur nga “Olimpico” pasi u mposht nga Sampdoria me rezultatin minimal 1-0.

Duvan Zapata 10 minuta para fundit të takimt shënoi golin e fitores për Sampdorian duke zhytur zyrtarisht në krizë kryeqytetasit, të cilët kanë që nga 16 dhjetori i vitit të kaluar që nuk marrin  pikët e plota në një ndeshje.

Nga ana tjetër për Milani mund të marrë frymë qetësisht. Kuq e zinjtë arritën fitoren e dytë radhazi pasi mposhtën në “San Siro” Lacion në shifrat 2-1. Kutrone mposhti Strakoshën në minutën e 15 pasi një goditje me kokë, por vetëm 5 minuta më pas lacialët rikthyen barazpeshën.

Në limitet e pjesës së Barë ishte Bonaventura që riktheu në epërsi të tij, duke hipotekuar 3 pikë me vlerë.

Nga ana tjetër Napoli u rikthye në krye të Serisë A pasi mposhti Bolonjën në shifrat 3-1. Takimi nisi me dy gola të shpejtë. Të dyja ekipet tundën rrjetën nga një herë në 5 minutat e para.

Në të 37 ishte Mertens që i dha avantazhin napoletanëve, ndërsa në gjysmën e pjesës së dytë ishte sërish ai që vulosi shifrat në 3-1.

Pas javës së 22, Seria A kryesohet nga Napoli me 57 pikë e ndjekur nga Juventusi me 1 më pak, ndërsa mbyllin klasifikimin Verona dhe Benevento.

Klan Plus