Romanca 25-vjeçare e Sokolit dhe Emiljanës: Gjëja më e keqe në dasmë ishte…


Romanca 25-vjeçare e Sokolit dhe Emiljanës: Gjëja më e keqe në dasmë ishte…

20:10 03/10/2023

Partnerë në jetë dhe në sport. Peshëngritësi Sokol Bishanaku dhe sportistja e hedhjes me çekiç, Emiljana Ciko rrëfyen sot në një intervistë për Rudina Magjistarin në Tv Klan, historinë e tyre të dashurisë, sfidat dhe momentet e bukura të jetës bashkëshortore.

Teksa zbuluan “sekretet” e fillimit të romancës së tyre 25-vjeçare, çifti zbuloi detaje nga dasma madhështore që bënë në vitin 2003. Sigurisht që për një kampione sporti si Emiljana takat dhe fustani i nusërisë ishin sfidë më vete në ditën e dasmës. Ajo tha në studio se takat ishin gjëja më e keqe e ditës së dasmës.


“Dasmën e kemi bërë të bukur, të madhe, gati 40% e të ftuarve ishin sportistë. Gjëja e veçantë ishte pjesa që po na dukej vetja prapë si në stërvitje, vetëm se ishim me fustan dhe kostum. Gjëja më e keqe ishte se duhet të rrija gjithë ditën në majë të takave, ishte torturë e vërtetë. Takat dhe fustani ishin jashtëzakonisht vështirë”, u shpreh Emiljana.

Sportistja tha ndër të tjera se në kohën kur është njohur me bashkëshortin e saj, në fillimet e tyre takoheshin fshehurazi nëpër kafe, pasi i frikësoheshin opinionit të të afërmve. Sakaq fshehtësia nuk zgjati për shumë kohë, pasi një vit më vonë çifti zyrtarizoi lidhjen me fejesë./tvklan.al










Të ngjashme