Historia e dashurisë së John F. Kennedy dhe Carolyn Bessette do të jetë seriali më i ri nga producenti Ryan Murphy. Ky lajm ka emocionuar fansat kur ai njoftoi se po përgatit serialin “American Love Story”, kushtuar historisë ikonike të dashurisë së John Kennedy Jr. dhe Carolyn Bessette.

John Kennedy Jr. & Carolyn Bessette konsiderohen si çifti Ikonik i viteve 1990. Ishte dashuri më shikim të parë teksa ata u përplasën me njëri -tjetrin ndërsa vraponin në Central Park në Nju Jork. Ajo ishte shefe e marrëdhënieve me publikun për “Calvin Klein”, e famshme për kontributin e saj në këtë fushë ndërsa ai ishte trashëgimtari i familjes Kennedy.

John Kennedy Jr. njihej si djali që më parë kishte pasur lidhje me Sarah Jessica Parker dhe Madonnën. Carolyn Bessette etiketohej si “The Look” në Calvin Klein falë vetëbesimit të saj e cila falë stilit të saj ajo arriti të joshte menjëherë beqarin më të lakmuar të Nju Jorkut.

Çifti u martua në fshehtësi në ishullin Cumberland. Edhe pse dukej se ishin çifti perfekt, Carolyn nuk mundi ta duronte presionin e mediave, të cilat e ndiqnin pa mëshirë. Ryan Murphy do të përqendrohet në këtë romancë tragjike për pjesën e parë të “American Love Story”.

Klan News