“4 muajt më të vështirë të jetës”, Klaudia flet për martesën e saj me mblesëri

Në “Love Story” në Tv Klan është transmetuar takimi mes Xhonit dhe Klaudias.

Dyshja realizuan takimin fillimisht në një kuzhinë dhe më pas u zhvendosën për të shijuar një darkë romantike.

Në bisedën e tyre u vu re interesimi i Xhonit në lidhje me historinë e shkuar të martesës me mblesëri të Klaudias që kishte zgjatur vetëm 4 muaj.

Klaudia: Çfarë mendon që do të bëjmë sot Xhoni?

Xhoni: Unë për vete nuk mendoj asgjë sepse je ti shefja ime, por vetëm sot, mos e harro.

Klaudia: Do të përgatisim një pasta. Do të më ndihmosh?

Xhoni: Njëherë për njëherë do të shikojmë.

….

Klaudia: Pjatat janë gati.

Xhoni: Ke uri?

Klaudia: Po.

Xhoni: Ka kohë që nuk kanë ngrënë pasta si këto.

Klaudia: Domethënë të pëlqeu?

Xhoni: Kur dëgjova se je kuzhiniere sepse të jetë një vajzë dhe të dijë të bëjë për shtëpinë, mua më pëlqen.

Klaudia: Si më shikon mua ti?

Xhoni: Vetëm kur kam dëgjuar këto bisedat që ke kaluar në jetën tënde, më dukesh një njeri që ka kaluar shumë halle në jetë.

Klaudia: Jeta është mësim për mua.

Xhoni: Ty të ka martuar familja?

Klaudia: Unë në 2019 kam qenë e martuar 4 muaj dhe ashtu siç e kanë mentaliteti shqiptar, vajzën ta sistemojnë, ta shikojnë më mirë. Sidoqoftë unë nuk u vë faj sepse çdo prind mendon më të mirën për fëmijën e tij. Ishte një krushqi mes familjarëve tanë. 4 muaj që kanë qenë momenti më negativ i jetës time.

Xhoni: Ta ka prerë dëshirën që të dashurosh përsëri?

Klaudia: Përkundrazi, kjo më ka dhënë fuqi që të ec përpara.

Klaudia: Ti si je në raport me një gocë?

Xhoni: Jam i sinqertë.

Klaudia: Ke tradhtuar ndonjëherë?

Xhoni: Jo, jam tradhtuar.

Robert Aliaj ‘shpërthen’ ndaj konkurrentëve: Nuk po joshni, po bëni takime të lodhshëm

Robert Aliaj ka shpërthyer kundër konkurrentëve të ‘Love Story 2’. Gjatë spektaklit të sotëm, Roberti ka thënë se mes konkurrentëve nuk ka joshje dhe takimet mes tyre ngjajnë si takime pune dhe jo takime dashurie.

“Bisedat janë pa argument, janë sipërfaqësor, janë në nivel punë, rutine të lodhshme. Këtu nuk ja joshje, asnjë nga femrat nuk josh. Provokimet janë në nivelet e banalitetit. ‘Love Story’ është bërë sekser. Mes konkurrentëve nuk ka joshje. Nuk duhet që të vijnë aty dhe të marrin në intervistë njëri-tjetrin. Shoh që djemtë janë më mirë se vajzat”, tha ai.

Ndërkohë i pyetur se çfarë mendon për martesat me mblesëri tha se ata që e pranojnë këtë gjë janë idiotë.

“Mblesëria nuk ka vend në një shoqëri moderne, por ka vend për njerëz janë të paaftë. Ai që pranon mblesërinë e vazhdon vetëm se nuk ka personalitet. Bashkohen dy idiotë”, shtoi Roberti.

Dëshironi të gjeni dashurinë? Aplikimet për në “Love Story 2” vijojnë të jenë të hapura

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e formatit televiziv “Love Story 2” mund të aplikoni në çdo kohë. Ka qenë drejtuesja e emisionit Alketa Vejsiu, e cila tha se aplikimet do të jenë të hapura gjatë gjithë sezonit dhe shumë shpejt do të ketë disa hyrje të reja.

“Aplikimet këtë vit në ‘Love Story’ janë të hapur gjatë gjithë sezonit. Mund të aplikojnë vajza dhe djemtë gjatë gjithë kohës.  Do të kemi hyrje të reja në javët në vazhdim, nuk po e them javën por kemi menduar që të bëjmë disa hyrje të reja interesante”, tha Alketa.

Të gjithë ata që janë të interesuar për të qenë  pjesë e spektaklit “Love Story 2” mund të dërgojnë aplikimin e tyre në: https://lovestory.tvklan.al/apliko/ 

Dea: Daja nga jashtë më tha zgjidh Andin sepse…

Java e katërt e spektaklit “Love Story” në Tv Klan rezervon takime romantike mes fronistëve dhe konkurrentëve. Dea ka përzgjedhur Andin në një takim romantik dhe kanë shkuar në një restorant në malin e Dajtit. Ata kanë diskutuar për jetën e tyre personale duke ndarë me njëri-tjetrin detaje nga eksperiencat e mëparshme.

Andi tregon se është shumë i lidhur pas familjes gjithashtu edhe Dea ka një lidhje të veçantë me gjyshen nga ana e babait.

Andi: Isha kurioz si ka mundësi që më zgjodhe kaq vonë dhe pse më zgjodhe?

Dea: Më je dukur djalë i shkathët, edhe në studio që të kam parë më je dukur i sinqertë, i çiltër. Lëre pastaj që më shkruante daja nga jashtë që do zgjedhësh Andin se është çun flori, është rritur me trahana si të gjithë ne. Kështu që edhe familjarët e mi të kanë të preferuarin aty, është njëplus i madh ky.

Andi: Paska mbaruar gjysma e punës, kështu mendoj unë.

Dea: Ty vetë të ndikon familja?

Andi: Jam shumë i lidhur pas familjes. Me babain zihem shpesh, bie nëkontradita.

Dea: Të ka ndikuar me ndonjë zgjedhje specifike?

Andi: Për herë të parë nga Shqipëria duhet të dilnin “baywatch” i parë, arrita të bëhesha instruktor. Bëra përsëri 4 vite trajnim si instruktor dhe më pas mora gradën oficer. Tani kam të drejtë të trajnoj 149 vende të botës.

Dea: Bravo, shumë mirë. Urime zoti kapiten!

Andi: Ti si i ke marrëdhëniet me familjen?

Dea: Kam gjyshen nga ana e babit që jeton këtu dhe jam shumë e lidhur. Ka patur një aksident me makinë, detyrimisht e çuam në spital edhe asnjë nga doktorët as nuk na i hidhte sytë fare dhe na thoshin që na duhet një burrë që të merremi vesh. Ka qenë një situatë shumë e tmerrshme...

Andi: Unë jam disi i përkëdhelur sepse jam fëmija i pleqërisë.

Dea: Do i mbash ti prindërit?

Andi: Po do kujdesem për ta.

Dea: Në një shtëpi me ne të dy do jetojnë?

Andi: Të them të drejtën nuk më pëlqen të jetoj në një shtëpi me prindërit.

Dea: Ata duan të jetojnë në një shtëpi me ty, me nusen tënde të ardhshme?

Andi: Ata më thonë rri vetëm, nuk duam të dëgjojmë. Se kanë merak pjesën e nuseve se ça nuse do bjerë në shtëpi, si do të jetë nusja edhe ata nuk më pengojnë asnjëherë. Si e shikon të ardhmen?

Dea: Më ka pëlqyer edhe tek klipi kur ke thënë dua tëkem dikë me të cilën të punojmë bashkë, të rritemi bashkë.

Dea: Të kthehemi pak tek dashuria se dëgjova tek klipi qëke thënë desh ngece për pak, a kishe rrezikuar me një histori dashurie?

Andi: Nuk kisha menduar kurrë se do kisha një lidhje dashurie, e kisha nisur si çdo hap tjetër në jetë pastaj duke u njohur, duke dalë filluan ato kontaktet e para, puthjet, përqafimet. Ishte fillimi që kisha marrë një shtëpi në Tiranë bashkë me motrën. Për të mos shkuar në hotel apo ishte koha shumë e shkurtër dhe futemi tek shtëpia, aty motra reagoi pak keq. Patëm një debat ashtu filluam pastaj dhe kjo ishte fundi I historisë. Ajo ishte vetëm njëra nga arsyet e kupton? Pastaj zbulova dhe shumë gjëra të tjera, të gjitha buzëqeshin, janë të bukura, por fshehin shumë gjëra brenda, shumë të mistershme.

Dea: Pse çfarë fshihte kjo vajza?

Andi: Kjo goca kishte qenë e fejuar për vite me radhë dhe momenti që ne ishim njohur ajo sapo ishte ndarë fizikisht, por jo shpirtërisht.

Në fund të takimit ata u përqafuan dhe u puthën me njëri-tjetrin duke i premtuar takimin e radhës në Sarandë.

Konkurrentja ‘shpërthen’ kundër Robertit: Djali yt rri si hu gardhi kur e ngacmojmë

Takimi mes Xhonit dhe Klaudias ka sjellë mjaft diskutime në “Love Story” në Tv Klan. Ajo që nxiti debat ishte dhurata që Klaudia i bëri dy fronistëve, pikërisht një arush. Ishin opinionstët e programit, të cilët ishin të mendimit se duhet parë më shumë joshje nga vajzat kundrejt djemve dhe kjo nuk ishte dhurata e duhur për dikë që do t’i fitosh zemrën.

Nga ana tjetër, Ardiola i është kundërpërgjigjur Robertit duke i përmendur të birin, Kristin.

Bleona: Femrat janë joshëse nga natyra. Këto arushat, këto dhurata, çfarë janë këto. Ti nuk je 5 vjeç, ti nuk e ke shok atë njeriun.

Klaudia: Unë doja të falenderoja Xhonin për takimin.

Bleona: Nuk jam dakord me idenë e dhuratës.

Kristi: Unë këtu kam ardhur për dashuri, nuk dua që dikush të më japë një arush.

Roberti: Edhe një detaj në lidhje me joshjen, është gjuha e trupit që nuk ekziston fare, nuk japin asnjë sinjal. Një femër që është në pjekuri dhe kërkon të joshi lëshon sinjale. Ju nuk keni asnjë ndjenjë dhe po rrini këtu si plastra, rrini kot. Duhet të rrezatoni. Juve duhet të joshni.

Lili: Unë po i them Robertit se më mirë e di Kristi sa sinjale po japim.

Roberti: Po shkoni në takime dhe po jepni intervista.

Ardiola: Ti duhet të shohësh djalin tënd që kur e ngacmoj në prapaskenë, rri si hu gardhi.

Sellma: Vëmendjen duhet të marrim dhe nga djemtë, sepse Kristi për shembull ndryshon shumë në prapaskenë, rri  në qetësi. Është ndryshe në prapaskenë.

Rei tenton të puthë me forcë konkurrenten e Love Story

Takimi i Danielës dhe Reit nuk ka shkuar ashtu siç pritej.

Protagonistët e emisionit “Love Story” në Tv Klan” e kanë nisur takimin e tyre me pyetje ku është zbuluar më shumë përsa i përket jetës personale së tyre.

Mirëpo, në momentin që duket se gjithçka po shkonte më së miri, Rei ka tentuar ta puthë me forcë Danielën, ndërsa kjo e fundit e ka refuzuar menjëherë.

Daniela: Sot të ftova të të luftoj dhe të të tregoj se edhe unë dominoj. 

Rei: Domethënë jemi të dy njësoj?

Daniela: Jo, nuk jemi. Sot të kam lënë 3 plumba dhe je i detyruar që të më japësh 3 përgjigje. Dua të di pse je puthur fshehurazi me Dean.

Rei: Ajo ndodhi pas xhirimeve, ishte thjesht një “baby kiss”.

Daniela: “Baby kiss” apo “French Kiss” sepse mesa di unë Dea nuk jep “baby kiss”?

Rei: “Baby kiss”.

Daniela: Mendon se ishte e tepërt që u largove për një puthje?

Rei: Unë e pashë takimin tënd, ai ta vodhi puthjen dhe kur pashë se ti shkove dhe ja dhe, u ndjeva keq dhe u çova.

Daniela: Domethënë ti je xheloz dhe më do vetëm për vete?

Rei: Po.

Daniela: Rei, nëse ndodh ndonjë puthje tjetër në studio apo në takim me djemtë e tjerë, si do të veprosh?

Rei: Kush tha se do të ndodhë?

Daniela: Mendon se mund të më fitosh lehtë?

Rei: Trofetë e mëdha nuk fitohen lehtë, duhet mund që të fitohen.

Daniela: Të fitosh besimin tim të duhet shumë punë.

Rei: Unë do të të bëj vetëm një pyetje sepse vetëm një plumb qëllova: Je e gatshme të më puthësh dhe mua?

Daniela: Pse e meriton thua?

Rei: Si thua ti?

Daniela: Jo. Humbe sot, nuk meriton puthje.

Rei: Këtu patëm një lodhje të madhe sepse luftuam shumë, si me plumba, si me fjalë. Unë bëra pak pazar dhe gatova për ty sot.

Daniela: Rei, shumë faleminderit se edhe pse fitova unë më bëre drekën gati.

….

Daniela: A ke pasur lidhje të gjata?

Rei: Lidhje të gjata për mendimin tim nuk ka sepse një të gjatë i them 5 vite e më shumë, por tek unë nuk ka ndodhur.

Daniela: A ke pasur ndonjëherë dy njohje paralele?

Rei: Jo, jam besnik ndaj lidhjes.

Daniela: Rei, a mendon se  unë mund të jem vajza ideale për ty?

Rei: Derisa unë lashë studion dhe u bëra xheloz, besoj se nuk ka nevojë për përgjigje.

Daniela: Je shumë tip interesant dhe do të njihja dhe më tepër dhe të kisha një takim të dytë.

“Unë puth kë të dua”, Daniela i drejtohet Reit

Rikthimi i Reit në studion e “Talk Love Story” pas puthjes së fronistes me Vilianin, ka shkaktuar debat mbrëmjen e sotme.

Në “Love Story” në Tv Klan është diskutuar në lidhje me këtë, ku ka qenë Daniela ajo që i është drejtuar Reit se ajo puth kë të dojë.

Kristi: Nuk e besoj si Rei u kthye në show…

Daniela: Është vetia ime e joshjes.

Roberti: Nuk ka joshje dhe po bëhet e bezdisshme ky niveli, duhet më shumë elegancë. Ky show nuk justifikon qëndrimin tonë po të merremi me thashetheme.

Daniela: Kur ti ke një trung, hajde gdhende, nuk gdhendet. Sa do të bëj unë si femër, është e kotë sepse ai nuk më jep gjë mua.

Rei: Çfarë mundësie kur ti ke një takim me mua dhe puth dikë tjetër?

Daniela: Unë puth kë të dua.

Jerina: Jam pa fjalë sepse njeriu nuk duhet të joshë vend e pa vend. Nuk ka nevojë të perfermojë me dikë që nuk i intereson. Këtu për show janë të gjithë.

Roberti: Nuk mund të joshemi në një takim, e kemi mpirë njëri-tjetrin. Nuk shoh të jetë mposhtuar as njëra, as tjetra palë.

“Është dhunë”, Daniela akuza Reit pas tentativës për puthje: Më kapi me zor

Tentativa e puthjes së Reit për Danielën për opinionistët dhe për konkurrentët është quajtur dhunë. Gjatë spektaklit të sotëm në “Love Story 2”, është publikuar skena kur Rei kap me forcë Danielën dhe tenton ta puthë, por ajo nuk e ka lejuar.

Daniela është shprehur se ndihet e dhunuar, ndërsa Rei është shprehur se nuk ka ndodhur puthja dhe ai ka dashur që t’i pastrojë gjakun tek buzët pasi e ka vrarë me pirun duke i dhënë ushqim.

Alekta Vejsiu: Kjo është puthje kundër dëshirës?

Rei: Nuk ishte puthje fare.

Daniela: Për mua, a mund të jap unë elegancë në këtë lloj forme?

Rei: Të më thuash mua ti i trashë.

Roberti: Alketa, Daniela ka të drejtë, nuk merret puthja me forcë.

Rei: Po nuk ishte puthje, u vra

Daniela: Më kapi me zor. Është dhunë.

Rei: Po ti doje vetë.

Bleona: Ajo vajza të tha jo që në fillim. Të dëgjova dhe në emisionin tjetër dhe the që ishe xheloz. Xhelozia në dashuri mund të ndodh kur e do, por t’i nuk e do dhe je xheloz quhet posesivitet. Për sa i takon Danielës, ti the që ke humbje në jetë. Reagimi i Reit ka ardhur nga takimi jot i kaluar. Po çfarë janë këto që ndodhin.  Nëse ti puthesh me një mashkull që në takimin e parë, dhe ti që do të hapesh një familje çfarë mendimi do ketë ai për ty.

Daniela: Puthja me Vilianin ndodhi se ma rrëmbeu. Ndërsa ishte ambienti i tillë. Me Rein ishte ndryshe, ishte terreni luftë sfidë dhe më kapi me dhunë. Ajo që bëri Rei ishte dhunë.

Bleona: Po çfarë mesazhi jep ti puthje në takimin e parë. Ju duhet të krijoni ndjenja, dhe jo të shkëmbeni bakteret me njëri-tjetrin.

Kristi tregon se po i bien flokët, Xheni ‘e gjuan’ në takim: Më pëlqejnë djemtë tullac

Kristi pas takimit të parë me Xhenin e ka zgjedhur dhe për një takim të dytë. Pasi sollën në emision atmosferën e fshatit, ata këtë herë kanë zgjedhur që të takohen dhe të flasin në një nga lokalet e kryeqytetit.

Në një nisje të takimit, Kristi ka shpjeguar pse ka zgjedhur pikërisht Xhenin për një takim të dytë, dhe thotë se këto janë hapat për krijimin e një romance. Po ashtu fronisti shpreh pendesë që e kishte paragjykuar konkurrenten në fillim.

Ndërkohë Xheni ka treguar në këtë takim të dytë se asaj i pëlqejnë djemtë tullacë dhe nuk do e kishte problem nëse Kristit do t’i binin flokët.

Xheni: A mendon se më ke paragjykuar në fillim?

Kristi: Unë ty të paragjykova, por po tregon që e kisha gabim.

Xheni: Cila ishte ajo biseda serioze që do bëje me mua?

Kristi: Nuk e di po më bien flokët dhe kam pasiguri.

Xheni: E ke më të vërtetë apo tallesh?

Kristi: Po me të vërtetë.

Xheni: Po, s’ka problem mua më pëlqejnë çunat tullacë?

Kristi: Pra nëse do më binin flokët, nuk do e kishe problem fare.

Xheni: Unë se kam problem fare aparencën e tek një djalë, por shikoj si ndihem me të.

Xheni në këtë takim i tregon Kristit se ajo në fillim e ka pasur inat, por tashmë ka ndërruar mendim. “Unë që herën e parë që të kam parë të kam pasur shumë inat. Nuk e di pse të kisha inat, por kam pasur tendencën që të ngacmoja gjithë kohës”, u shpreh ajo.

Por a ka një pëlqim nga Kristi për Xhenin? Konkurrentja mendon se po, gjë të cilën e mbështeti dhe fronsiti.

Je shumë elegante, je shumë afër atij stilit që dua unë. Kemi bërë shumë debate, kam ndjerë gjithmonë tensione mes nesh që në fillim”, tha ai. Të dy bien dakord se mes tyre ka një pëlqim dhe se ata duan vëmendjen e njëri-tjetrit.

Kristi: E zëmë se unë kam pasur 100 partnere para teje, do më kishe qejf?

Xheni: Nuk bazohem asnjëherë tek e shkuara e tjetrit, por do doja të ishe më selektiv. Varet nga ndjenjat që do kisha për ty. Po ti çfarë do bëje nëse unë do kisha 100 ish-partnerë?

Kristi: Do e kisha shumë problem, duhet të jesh më selektive. Strategjia e femrës është selektiviteti, e burrit jo.

Në fund ata kërcyen së bashku, ku u shfaqen shumë afër dhe sensual.

“Injorant, dil jashtë”, plas sherri mes Frankos dhe fronistes: Daniela më ka kërkuar puthje

Takimi i Danielës dhe Reit nuk ka shkuar ashtu siç pritej. Protagonistët e emisionit “Love Story” në Tv Klan” e kanë nisur takimin e tyre me pyetje ku është zbuluar më shumë përsa i përket jetës personale së tyre.

Mirëpo, në momentin që duket se gjithçka po shkonte më së miri, Rei ka tentuar ta puthë me forcë Danielën, ndërsa kjo e fundit e ka refuzuar menjëherë.

Ky moment është diskutuar në studio, ndërkohë që kur i është dhënë fjala Frankos, ai ka deklaruar se Daniela i ka kërkuar një puthje në takimin e parë. Kjo deklaratë e konkurrentit ka revoltuar fronisten, e cila ka shpërthyer ndaj tij.

Rei: Vazhdoj të jem i interesuar për Danielën, edhe pse është e revoltuar me mua.

Rei: Nuk po bëj show, jam gjaknxehtë.

Jerina: Ti nuk ke problem të të thonë se je zotëri i trashë dhe rri si zotëri.

Rei: Nuk do t’i tregoj asaj sa i trashë jam, çdo njeri tregon veten e vet.

Daniela: Për çfarë je këtu, për t’i bërë reklamë vetes?

Jerina: Me kë do të njihesh, me Danielën i ke dyert e mbyllura, dhe me Dean po ashtu?

Rei: Mes një çifti mund të ketë zënka…

Daniela: Rei e nisi negativisht, më vjen keq.

Franko: Një takim shumë i ftohtë, dhe mua më ka kërkuar një puthje në takimin e parë dhe nuk ia kam dhënë dhe më ka thënë në studio që nëse ta kam kërkuar do të ta jap në takimin e radhës.

Daniela: Fytyra jote nuk vjen të më thotë këtu këtë gjë. Për mua je zero, dil jashtë, je injorant! Je injorant, pikë! Dil jashtë. Në momentin që unë flas për familjen time, ky më thotë më kërkoi puthje

Franko: Kam prova.

Daniela:  Dil jashtë.

“Po del gore”, Alketa Vejsiu sherr me Robertin: Nuk mund ta përdorësh atë fjalë kundër një vajze

Alketa Vejsiu dhe Robert Aliaj janë përplasur në emision, duke i ngritur dhe zërin njëri-tjetrit. Debati ka nisur pas një fjale të përdorur nga Robert Aliaj kundër Danielës, të cilës i tha që është histerike dhe po del keq duke folur në çdo vend.

Roberti: Daniela, tani e kupton duhet të balancohesh pak. Po u jap një këshillë të gjithëve, të gjithë të rinjve shqiptarë, që të kuptojnë që histeria është gjëja më e tmerrshme mes një çifti. Që shikon një femër që është histerike dhe nuk mund të biesh dakord në asnjë dimension duhet të zhdukesh. Dhe një mashkull po ashtu. Dhe po jep një dimension të tillë. Po e themi një mijë herë këtu.

Daniela: Fakti që… unë kam të drejtë të flasë.

Roberti: Po del një gore, po del gore.

Alketa Vejsiu: Robert të lutem.

Roberti: Po të lutem tani, mos na tregoni…

Alketa Vejsiu: Mos e banalizoni tani.

Roberti: E di çfarë është etika e komunikimit, argumenti që ne themi.

Alekta Vejsiu: Po argumentin zgjidhe me fjalët e duhura, jo me fjalët që i thua një vajze. Nuk mund t’ja thuash atë fjalë një vajze.

Roberti: Mos e banalizo.

Alketa Vejsiu: Po e banalizon ti.

Trëndafila dhe puthja që askush nuk e priste!

Në javën e katërt të ‘Love Story’,  4 fronistët kanë zgjedhur të preferuarit e tyre për takimet e kësaj jave që vjen.

Dea ka zgjedhur në takim Algertin, ndërsa Daniela bazuar në takimin e dhomës së kuqe gjatë “Talk Love Story” ka zgjedhur Bajronin në një takim.

Xhoni tregon se e ka patur shumë të vështirë për të zgjedhur këtë javë, por ai zgjedh atë që i pëlqen, Anxhin.

Ndërsa Kristi ka zgjedhur mbretëreshën e ‘rock & roll’ Lilin për një takim këtë javë.

Askush nuk e priste që ceremonia e trëndafilave të mbyllej me një puthjes me Kristit dhe Lilit.

Çfarë do të ndodh në takimin e tyre? Na mbetet ta zbulojmë të hënën e ardhshme në Love Story në Tv Klan. /tvklan.al