Dyshimet për një romancë të mundshme mes Kim Kardashian dhe Pete Davidson nuk janë shuar, përkundrazi janë shtuar dhe më shumë.

Në ditëlindjen e humoristit të “Saturday Night Live”, ata u bënë së bashku dhe për më tepër kishin veshur pizhame SKIMS nga koleksioni i saj i festave.

Në foto, vihet re se grupi po festonte ditën speciale të Davidson në pronën e Kris në Palm Springs.

Ndërkohë, nuk dihet akoma se sa e madhe mund të ketë qenë kjo festë apo ka pasur të tjerë të ftuar të profilit të lartë.

Kujtojmë se kjo foto vjen për publikun pas pak ditësh qëkur një burim tha për mediat e huaja se Kim “po bie në dashuri me komedianin”.

“Kim është gjithmonë e emocionuar pasi shoqërohet me Davidson, i cili ‘e bën atë të qeshë”, ka thënë një burimi.