Eda këndon për Adrianon, çfarë ndodhi në takimin e parë të tyre

Adriano dhe Eda zhvilluan një takim romantik me njëri-tjetrin ku treguan shumë gjëra të përbashkëta që kishin.

Madje Eda shfaqi talentin e saj në të kënduar për Adrianon. “Ky ishte versioni më i bukur që kam dëgjuar deri më sot”, u shpreh fronisti pasi dëgjoi “Ain’t no sunshine” nga Eda.

Një tjetër e përbashkët që kishin Adriano dhe Eda ishin joga dhe meditimi.

“E filloj ditën me joga ose meditim, është shumë e rëndësishme. Bëj joga të ngrohtë se më duket sikur është më e mirë për mua. Është një nga mënyrat kryesore që arrij të heq negativitetin dhe ta zëvendësoj me sa më shumë pozitivitet të jetë e mundur”, u shpreh Adriano.

Kleona-Adrianos: Turp me thënë, por më pëlqeve sa erdhe

Adriano dhe Kleona zhvilluan një takim romantik në një SPA. Nën qetësinë e masazheve, Kleona i tregoi fronistit që e pëlqeu sapo ai erdhi në program.  

“Po turp është me të thënë, por sa erdhe më pëlqeve”, u shpreh ajo.

Konkurrentja u shpreh se i duket Adriano i brishtë në dashuri.  Ndërkohë fronisti la të nënkuptohej se është lënduar nga lidhje të mëparshme.

“Gjithmonë kur e jep veten plotësisht edhe mund të lëndohesh”, tha Adriano.

Gjatë takimit, Kleona pranoi se është tipe që xhelozon, ndërsa Adriano tha se nuk tradhton.

Për kë shkuan trëndafilat e Adrianos dhe Katerinës?

Adriano do të vazhdojë takimet me Kleonën.

Edhe këtë javë ai i dhuroi një trëndafil konkurrentes pas një takimi shumë sensual që patën në SPA së bashku.

Fronisti ka vendosur që t’i japë një shans që të njohë edhe Sellmën.

Ndërkohë Katerina do të vazhdojë njohjen me Enin, konkurrentin me të cilin ka shkëmbyer disa puthje.

Po ashtu ajo ka zgjedhur t’i japë një trëndafil Fabios./tvklan.al