Romantike, Mark Frroku i propozon Rudina Dembacaj


Romantike, Mark Frroku i propozon Rudina Dembacaj

23:53 24/09/2020

Moderatorja e njohur Rudina Dembacaj ka marrë propozimin për martesë nga ish-deputeti Mark Froku.

Çifti ndodhej me pushime në Kapadokia në Turqi, në momentin që Marku e propozoi moderatoren. Këtë e ka bërë të ditur vetë Rudina përmes disa fotove që ka publikuar në Instagram, ku shprehet mjaft e lumtur dhe e konsideron atë moment mjaft perfekt.

“I kishe menduar të gjitha, çdo moment, çdo detaj dhe ja dole mbanë, të më surprizoje dhe të më bëje kaq të lumtur sërish. As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha imagjinuar kaq perfekt këtë moment. Falemnderit Zotit që të kryqëzoi në jetën time! Të dua shumë”, shkruan Rudina krah fotove. /tvklan.al



Të ngjashme