begaj 2

Peshëngritja shqiptare ka shënuar një tjetër rezultat historik, duke marrë medaljen e parë të artë për femra në një botëror. Romela Begaj është shpallur kampione në stilin e shkëputjes në peshën deri në 63 kilogramë.

Begaj ka ngritur 113 kilogramë në provën e tretë duke arritur rezultat të njëjtë me kazaken, Karina Goricheva, por është favorizuar nga pesha më e lehtë trupore.

Peshëngritësja 28 – vjeçare ka shënuar kështu rezultatin më të lartë në karrierën e saj. Romela Begaj u klasifikua e shtata në dygarësh me 245 kilogramë të ngritura në total. Kjo renditje u kushtëzua nga rezultati në stilin e shtytjes që gjithsesi është në rritje për Romelën që arriti të kalonte me sukses me 132 kilogramë në shtangë.

Shqipëria arriti një tjetër sukses të mërkurën, pasi Daniel Godelli u shpall kampion i botës në peshën deri në 77 kilogramë. Ai mori 2 medalje të arta dhe një të argjendtë në paraqitjen e tij.

Tv Klan