Modelja Mia Regan, “vajza më e ëmbël që ka pasur”

Romeo Beckham ka shpërndarë disa fotografi të ëmbla me të dashurën e tij në rrjetet sociale. Djali 18-vjeçar i Victoria dhe David Beckham e përshkruan të  dashurën e tij, modelen  Mia Regan në Instagram, si “vajza më e ëmbël që ka”.

Në Kolazhin  me katër fotografi shihet çifti duke u përqafuar dhe duke bërë fytyra qesharake ndërsa kalojnë kohë së bashku. Futbollisti premtues i buzëqesh kamerës ndërsa Mia shihet duke kërcyer pas krahëve te tij, në një video live për fansat.

Në fillim të këtij muaji, çifti demonstroi se marrëdhënia e tyre po bëhet gjithnjë e më e fortë ndërsa Romeo ndau një çast të këndshëm të tyrin në Instagram. Imazh në të cilin Romeo Beckham puthte butësisht të dashurëm Mia.

Çifti  janë bashkë që nga Maji i vitit 2019, teksa lidhjen e tyre e bënë publike në Shtator të po atij viti.

Romeo Beckam, përpos faktit si një futbollist premtues ai shquhet edhe për maninë e të bërit tatuzhe në trup. Por Romeo nuk është fëmija i vetëm Beckham që ka pëlqyer artin trupor, është dhe vëllai i tij Brooklyn, 21 vjeç, në trupin e të cilit vihen re një koleksion i madh tatuazhesh pas ditëlindjes së tij të 18-të në 2017.

Klan News