Dy superkapitenë me dy superskuadra. Ronaldinho dhe Roberto Carlos organizuan një ndeshje  me pjesëmarrjen e të gjithë yjeve të futbollit. Ngjarja futbollistike që tërhoqi shumë tifozë në stadium, u mbajt në Miami të shtunën mbrëma, dhe ishte një festë absolute e golave.

Legjendave braziliane iu bashkuan një mori emrash yjesh për ndeshjen spektakël të quajtur: “The Beautiful Game by R10 & RC3”, inicialet e Ronaldinho dhe Roberto Carlos.

Ekipi Ronaldinho filloi me lojtarë si Rene Higuita dhe Patrick Kluivert, plus yjet aktualë Paul Pogba, Paulo Dybala dhe Vinicius Jr.

Ndërsa Skuadra Roberto Carlos filloi me Cafu, Rivaldo, Carlos Valderrama, Radamel Falcao dhe Alphonso Davies.

Serinë e golave e hapi Ronaldinho e më pas të pranishmit në stadium apo ata që e ndoqën nëpërmjet ekranit përjetuan edhe një herë emocione që vetëm lojtarë të tillë mund të shkaktojnë.

22 gola shijuan tifozët teksa skuadra e Roberto Carlos fitoi 12 – 10.

Tv Klan