Kristiano Ronaldo shkëlqeu në ndeshjen e parë të kampionatit botëror, kundër Spanjës. Në kulmin e suksesit sportiv, për yllin portugez mund të vijë një tjetër lajm i mirë.

Sipas mediave spanjolle, partnerja e Ronaldos, Xheorxhina Rodrigez mund të jetë sërish shtatzënë, vetëm 7 muaj nga lindja e vajzës Alana Martina.

Modelja spanjolle ngjalli dyshimet e mediave rozë, prej barkut paksa të fryrë, jo normal për një fizik perfekt si ai i Xheorxhinës.

Nëse lajmi për shtatzëninë e partneres së Kristiano Ronaldos rezulton i vërtetë, fituesi i 5 topave të artë, do të bëjë një

“Manita”

edhe në familje.

Tv Klan