Cristiano Ronaldo i mjaftuan disa minuta në fushë për të shënuar golin e parë me fanellën e Juventus.

Portugezi luajti në miqësoren me Ekipin B që mblodhi tifozët të dielën në lokalitetin Villar Perosa, 40 kilometra larg Torinos.

Të mbledhur aty mbi të gjitha për blerjen e bujshme të Juventus, Cristiano Ronaldo pushtuan fushën në minutën e 72’.

Gëzimi i tyre bëri që të ndërpritej takimi. Prej të shtunës do të nisë gara e vërtetë për Juventus dhe Cristiano Ronaldo.

Debutimi do të jetë ndaj Chievo në Verona ku pritet një dyndje tifozësh për sulmuesin portugez. Cristiano Ronaldo la pas 9 vitesh Real Madrid për Juventus ku kërkon të ketë të njëjtin sukses.

Tv Klan