Presidenti i La Liga Javier Tebas beson se Cristiano Ronaldo dhe Antoine Griezmann do të qëndrojnë në skuadrat respektive, Real Madrid dhe Atletico.

Ronaldo ngjalli dyshime për të ardhmen e tij në Mardid madje mediat portugeze raportuan se ai është i vendosur për largimin.

Ndërsa e ardhmja e Griezmann tek Atletiko mbetet e paqartë, pasi sulmuesi pritet të njoftojë nëse do të qëndrojë në klubin e Atletikos apo do të shkojë tek Barcelona, që ka interes për të.

Por presidenti Tebas pret që të dy futbollistët të mos ndryshojnë klub as këtë sezon. Në një radio spanjolle ai tha se nuk është i shqetësuar për këto lajme. Madje edhe nëse Ronaldo do të largohej nga Spanja, kjo do të ishte një mungesë e përballueshme pasi sipas tij La Liga është mbi të gjithë futbollistët.

Tv Klan