Ky është momenti që mbylli gjithçka. Foto është shkrepur në Greqi, aty ku për pak ditë po pushon Cristiano Ronaldo dhe familja e tij. Paraditen e së martës fluturoi drejt një prej ishujve të Greqisë presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, i cili sikurse duket shkoi për të vendosur përfundimisht kalimin e futbollistit portugez në klubin e tij.

Në praninë e menaxherit të lojtarit Jorge Mendez, palët vulosën kontratën 4-vjeëare të futbollistit. E festuan edhe me nga një gotë shampanjë këtë marrëdhënie të re. Të hënën pritet që Ronaldo të zbresë në Torino.

Menjëherë ai do t’i drejtohet qendrës mjekësore të Juventusit. Pritet që lëvizjet e tij në qytetin verior të Italisë të shoqërohen nga një numër i madh tifozësh. Pas vizitave mjekësore, do të bëhet edhe prezantimi që duket se do të jetë madhështor. Ende nuk zbulohen detaje, por mendohet se Stadiumi Allianz, do të jetë i tejmbushur. Mediat sportive italiane dolën mëngjesin e sotëm me tituj festivë për ardhjen e Ronaldos në Serie A, ndërsa ato spanjolle shprehën vuajtjen për largimin e një prej lojtarëve më të mirë në botë.

Tv Klan