Portugezi me ritëm të çmendur, 15 gola në 13 ndeshje gjatë 2023

Viti 2023 po rezulton gjithnjë e më fatsjellës për Cristiano Ronaldon. Portugezi ishte sërish vendimtar për skuadrën arabe, Al Nassr, teksa realizoi një dopietë golash në fitoren 5-0 ndaj Al-Adalh. Ronaldo u ngjit në kuotën e 15 golave sezonal mes skuadrës dhe kombëtares, duke barazuar Haaland dhe parakaluar Rashford, me 14 gola të shënuar.

Gjithçka e arritur në 13 ndeshje të luajtura, diçka më shumë se një gol në çdo 90 minuta. 38-vjeçari ka shënuar 11 gola dhe dhënë 2 asistime në 10 ndeshje me klubin e Arabisë Saudite në të gjithë garat. Ronaldo e ka gjetur rrjetën çdo 80 minuta në Ligën Arabe.

Fitore që mban Al Nassr në garë për titullin kampion, pasi diferenca prej 1 pike me Al Ittihad mbetet edhe 8 javë para fundit. Në elitën që aktivizohet edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, gara për golashënues kryesohet nga Ighalo i Al Hilal me 16 gola, aq sa Talisca, autor i një dopiete golash në fitoren me manita.

Klan News