cristiano-marisa

Cristiano Ronaldo ka rigjetur dashurinë. Bëhet fjalë për vajzën e agjentit dhe mikut të tij të ngushtë Jorge Mendes, 24 – vjeçaren Marisa. Lajmi bëhet i ditur nga mediat potugeze.

Ndonëse ende i pa konfirmuar zyrtarisht, ky lajm vetëm pak ditë pasi ylli i Real Madrid pranoi se ishte gati për të dashuruar sërish. Në një intervistë për Jonathan Ross, 30 – vjeçari tha se momentalisht kishte disa femra të interesuara për të, por ishte ende i pavendosur.

Nëse thashethemet janë të vërteta dhe ylli portugez është lidhur me Marisa – n, kjo do të forconte edhe më shumë marrëdhënien e Rolandos me agjentin e tij Mendes, i konsideruar si një ndër personat më të fuqishëm në botën e futbollit.

Ata janë të njohur për miqësinë disa vjeçare dhe vlerësimin e madh për njëri – tjetrin. Verën e shkuar, me rastin e martesës së dytë të Mendes, Ronaldo i dhuroi atij një ishull grek. /tvklan.al