Kristiano Ronaldo i dha fitoren skuadrës Juventus në derbin me Torinon. Ishte minuta e 70 e takimit kur Ronaldo u tregua i saktë nga pika e 11-metërshit. Penalltia në fakt u fitua nga Manxhukiç dhe nuk kaloi pa kundërshti nga ana e lojtarëve të Torinos. Me këtë fitore Juventus vazhdon e pashqetësuar kryesimin e Serie A.

Ndërsa Inter falë sinjalizimit të sistemit VAR, fitoi me Udinezen me një 11-metërsh. Mauro Icardi e ktheu në gol duke ekzekutuar goditjen e penalltisë me klas. Zikaltrit zhbllokuan kështu në minutën e 76 rezultatin e ndeshjes duke siguruar këtë fitore. Inter ruan vendin e tretë në renditje.

Tv Klan