Në Serie A e kanë pësuar 22 nga 23 skuadra që është përballur

Cristiano Ronaldo nuk po ndalet duke shënuar gola. Me 2 të realizuarit në fitoren 3 – 0 ndaj Crotone shkoi në kuotën 18, më shumë se kushdo në këtë sezon të Serie A.

Por Ronaldo arriti edhe një tjetër synon, t’i realizojë ekipit të 78 në 5 kampionatet më të rëndësishëm në Europë.

Më mirë se ai është vetëm Zlatan Ibrahimoviç me 79 skuadra të ndryshme edhe pse suedezi ka luajtur në më shumë kampionate elitare.

Cristiano Ronaldo i ka shënuar 22 nga 23 skuadrat që është përballur në Serie A. Portgezi ka dështuar vetëm përballë Chievo.

Iu afrua në suksesin 3 – 0 të 21 Janarit 2019. Penalltia e goditur prej tij u prit nga Stefano Sorrentino.

Tv Klan