Cristiano Ronaldo shprehet i lumtur tek Juventus me Andrea Pirlon në stol. Në një deklaratë pas ndeshjes më Romën, ku u ndanë në barazim 2 me 2, Ronaldo tha se e dinte që sfida do ishte e komplikuar dhe e vështirë.

Ronaldo shtoi se është ende shumë herët për të bërë analiza të thella, pasi skuadra ka luajtur pak ndeshje, por shikon një ekip aktiv.

Jemi duke bërë mirë, po shikoj një të ardhme shumë pozitive. Unë mendoj se Serie A është forcuar shumë. Është  një kampionat më i vështirë se vjet. Pirlo? Është ende shumë herët por unë e shoh ekipin shumë më mirë, më të lumtur dhe duke punuar të qetë. Kjo është shumë e rëndësishme“, u shpreh Ronaldo.

Një natë më parë Juventus dhe Roma u përballën në javën e dytë të kampionatit. Ndeshja përfundoi në barazim 2 me 2. Roma kaloi dy herë në avantazh, por “zonja e vjetër” u përgjigj dy herë me Ronaldon./tvklan.al