Ronaldo i kërkon Juves 19 milionë Euro


Ronaldo i kërkon Juves 19 milionë Euro

21:00 21/09/2023

Çështja Ronaldo-Juventus për 19 milionët që portugezi pretendonte nga klubi Italian nuk është mbyllur ende. Futbollisti kishte shpresa t’i arkëtonte të ardhurat nga klubi, por në Torino nuk u shqetësuan.

Sipas dokumenteve të klubit, Juventus i ka respektuar marrëveshjet në lidhje me Ronaldon, bëhet fjalë edhe për aktet private për rikuperimin e pagesave mujore për të cilën sikurse u tha gjatë urgjencës së Coronavirus, lojtarët kishin hequr dorë.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Cristiano Ronaldo nuk kishte nënshkruar asnjë marrëveshje të këtij lloji, duke mos patur kështu mundësi për të rikuperuar pagat e prapambetura.

Së fundi, ka dalë në dritë një dokument i nënshkruar nga Cristiano Ronaldo në ditët e fundit të merkatos së verës 2021, në të cilin portugezi ka deklaruar se nuk ka më asnjë çështje pezull me Juventusin dhe se klubi nuk do të duhej t’i kthente ndonjë pagesë.

Në këtë histori një gjë është e sigurtë. Ronaldo nuk do të rikthehet më në itali.

Tv Klan










Të ngjashme