Cristiano Ronaldo ishte padyshim një nga lojtarët më të mirë në fitoren e mbrëmshme ndaj Borussia Dortmund, pasi shënoi dy gola.

Por, portugezi është i lodhur nga kritikat e vazhdueshme ndaj tij. Ylli i Real Madrid-it shpërtheu ndaj kritikëve të tij dhe u shpreh se ishte i surprizuar që vazhdimisht ai duhet të provojë veten e tij për të treguar që është në formë.

“Mesa duket duhet të vazhdoj dhe të tregoj se kush jam në çdo ndeshje. Jam i habitur nga ajo që publiku mendon për mua, por numrat flasin vetë. Unë jam një shembull i profesionalizmit dhe gjithmonë e kam mendjen e qartë,”

tha Cristiano Ronaldo për Atresmedia pas ndeshjes së tij të 400-të me “Galaktikët.”

Gareth Bale shënoi golin e parë dje në Signal Iduna Park për Real-in. Më pas ishte Ronaldo që shënoi dopietë në ndeshjen që përfundoi 3-1 në favor të madrilenëve./tvklan.al