Sulmuesi: U ktheva në shtëpi, dua të fitoj trofe të tjerë

Cristiano Ronaldo foli për herë të parë pas vendimit për t’u kthyer te Manchester United, ekipi që e bëri të njohur në të gjithë botën. Sulmuesi portugez tregoi synimet që ka në një intervistë për kanalin zyrtar të klubit.

“Jam shumë i lumtur që u ktheva në shtëpi pas 12 vitesh dhe mezi pres të luaj. Ishte vendi i më i mirë. Kalova nga Juventus te Manchester, është një kapitull i ri në jetën time dhe dua që të bëj historinë duke e ndihmuar ekipin të fitojë trofe të tjerë”.

Cristiano tha se Sir Alex Ferguson pati një rol të rëndësishëm për këtë vendim, pasi është si një baba për të që i ka mësuar shumë gjëra. Tani trajner është Ole Gunnar Solskjaer, të cilin e ka patur shok ekipi në përvojën e parë te Manchester United.

“Fola me të shumë Shkurt, por do të kemi kohë të diskutojmë. Kam luajtur me të për disa vite dhe kam një marrëdhënie të mirë. Tani ka një rol tjetër, por mund të mbështetet tek unë për çdo gjë”.

Cristiano Ronaldo firmosi një kontratë 2-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Tv Klan