Shenon 2 gola për Al Nassr në fitoren me Al Ahli

Cristiano Ronaldo dhe Talisca shënuan secili nga dy herë për t’i dhënë fitoren 4 – 3 Al Nassr në përballjen me Al Ahli e vlefshme për kampionatin arab.

Sfida e zhvilluar të premten në Riad ishte emocionuese madje që në momentet e para. Ronaldo kaloi në epërsi Al Nassr pas 4 minutash lojë madje nuk ishte larguar ende reja e tymit e krijuar nga flakadanët.

Në të 17’, Talisca mundi portierin e Edouard Mendy. Franck Kessie shkuroi përkohësisht diferencën 13 minuta më vonë, por në shtesë Talisca shënoi të tretin për vendasit.

Lojtarët nuk e ulën ritmin edhe në pjesën e dytë. Riyad Mahrez shënoi për Al Ahli, duke e çuar në 3 – 2 rezultatin në të 50’. Ronaldo zbehu entuziazmin e kundërshtarëve duke shënuar të katërin për Al Nassr vetëm 2 minuta më vonë.

Goli i Feras Al Brikan nuk solli asgjë për Al Ahli pasi kishte mbetur pak kohë për përmbysjen. Me këtë fitore Al Nassr është 3 pikë larg vendit të parë Al Ittihad pas 7 javësh kampionat. Cristiano Ronaldo udhëheq renditjen e shënuesve me 9 gola.

Tv Klan