Sulmuesi numëron 500 milionë ndjekës në platformat kryesore

Cristiano Ronaldo është një kampion në fushë dhe jashtë saj. Sulmuesi portugez gëzon një popullaritet të jashtëzakonshëm aq sa ka më shumë ndjekës se çdokush në rrjetet sociale.

Sipas mediave portugeze ai ka arritur 500 milionë ndjekës në platformat kryesore, Instagram, Facebook dhe Twitter, duke u bërë kështu personaliteti i parë që e arrin në nivelin botëror.

Cristiano Ronaldo kalon kështu këngëtaren amerikane Ariana Grande që renditet më mirë vetëm në Instagram, por jo në 3 rrjetet më të rëndësishme sociale në botë.

Ronaldo falë këtij popullariteti fiton miliona Euro me marketingun në këto platforma në internet.

Tv Klan