Cristiano Ronaldo ishte i drejtpërdrejtë dhe pa komplekse teksa komentoi së fundmi çmimet Topi i Artë apo The Best. Në një intervistë për gazetën portugeze Record, ai shprehu rezerva për vlerësimet që jep FIFA dhe revista franceze L’Equipe.
“Mendoj se në një farë mënyre, Topi i Artë dhe The Best po humbasin besueshmërinë. Nuk do të thotë se Messi nuk e meritonte, as Haaland, madje as Mbappé”.
Po kështu, portugezi theksoi se as ai nuk duhej të ishte as fituesi i çmimit si lojtari më i mirë në botë dhe la të kuptohej se Globe Soccer ishte një vlerësim më i drejtë.
“Thjesht nuk e meritoj më. Prandaj nuk besoj më në këto çmime. Dhe kjo nuk është sepse u vlerësova në Globe Soccer Awards. Por ato janë fakte, janë numra. Dhe numrat nuk gënjejnë. Nuk ma marrin dot këtë trofe për golashënuesin më të mirë të vitit sepse është realitet. Kjo më bën edhe më të lumtur”.
Deklaratat e Ronaldos erdhën pas ceremonisë Globe Soccer Awards ku ai u vlerësua me çmimin e golashënuesit më të mirë të viti që lamë pas si dhe çmimin Maradona.
Tv Klan