Ka luajtur 4 ndeshje, ka shënuar vetëm dy gola ka shitur të gjitha biletat në stadiumet ku ka shkelur madje me çmime disa herë më të larta. Ky është vetëm fillimi i sezonit në serie A për Cristiano Ronaldo, por kjo nuk e ka penguar portugezin ta rrisë vlerën e tij të merkatos. Sipas një studimi të një kompanie ndërkombëtare të vlerësimeve ekonomike, Ronaldo tashmë vlen 7 milionë Euro më shumë.

Juventus e bleu dy muaj më parë nga Real Madrid për 110.3 milionë Euro, ndërsa tashmë kartoni i tij do të kushtonte 117. Gjithsesi i parë në renditjen e lojtarëve që e kanë rritur vlerën e tyre është portieri i Chelsea, Kepa Arrizabalaga. Londinezët i paguan Athletic Bilbaos 22,9 milionë Euro për të në muajin Gusht.

Me 5 ndeshje të luajtura me skuadrën angleze vlera e tij tashmë arrin në 80 milionë Euro, saktësisht 50 milionë Euro më shumë. Ai është ende 23 vjeç dhe kjo është arsyeja kryesore e rritjes së vlerës së kartonit.

Ndërsa Ronaldo edhe pse sa i takon moshës është drejt fundit të karrierës, duket se sapo ka nisur ti tregojë vlerat e tij në Itali me fanelën e Juventusit.

Tv Klan