Cristiano Ronaldo vijon të jetë i mbuluar nga enigmat në prag të sezonit të ri. Rikthimi nën urdhërat e trajnerit, Massimiliano Allegri nuk kanë shuar zërat se portugezi mund të largohet nga Juventusi. Është e përditshmja spanjolle “AS” ajo që pranon se ideja e tij mbetet e njëjtë si në gjashtë muajt e fundit, domethënë të largohet dhe ta bëjë atë sa më shpejt të jetë e mundur. 

Për shtypin spanjoll, e ardhmja e tij varet nga ajo e Kylian Mbappe. Sulmuesi portugez e di se nëse Reali arrin të firmosë me francezin, PSG do të nisë punën për të bindur Ronaldon të transferohet në Francë. Nëse parisienët nuk ndryshojnë pozicionin e tyre, Cristiano Ronaldo do të duhet të gjejë një rrugë tjetër shumë të komplikuar. 

Dhe, siç thekson AS, ideja e tij është të trokasë përsëri në derën e Realit. Operacioni i kalimit të tij në Madrid mund të marrë formë në fillimin e vitit 2022, ku Ronaldo do jetë i lirë për të nisur bisedimet me një tjetër klub, pasi futet në vitin e fundit të kontratës me bardhezinjtë.

Klan News