Mamaja e Cristiano Ronaldos po lufton me jetën. Maria Dolores Aveiro është diagnostikuar me kancer gjiri. Ajo e ka pohuar vetë këtë fakt në një intervistë për një televizion portugez.

“Kam bërë radioterapi dhe po luftoj për jetën”,

tha ajo. Kjo është hera e dytë që e ëma e Cristiano Ronaldo ekzaminohet me kancer gjiri. Maria Dolores Aveiro ishte operuar për herë të parë në vitin 2007. Në atë kohë, Ronaldo i dhuroi 100 mijë Euro spitalit që kishte trajtuar mamanë e tij pas operacionit të parë.

Natyrisht që ky është një lajm i hidhur për Ronaldon, i cili ka pasur mbështetjen e së ëmës në çdo hap që ka hedhur dhe sot është një nga futbollistit më të mirë të botës.

Aktualisht, ylli portugez përballet edhe me akuzat nga një 34-vjeçare amerikane që thotë se është abuzuar seksualisht prej tij 10 vite më parë në një hotel në Las Vegas. Ronaldo i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka thënë se 34-vjeçarja shkoi vetë në dhomën e tij të hotelit. Së fundmi, ai po mbështet edhe partneren e tij Georgina, e cila ka humbur babain.

/tvklan.al