Ylli brazilian fiton edicionin e 18 të “Golden Foot Award”

Cristiano Ronaldo dhe suksesi janë një binom i pandashëm tashmë. Ylli portugez ka arritur të triumfojë sërish, këtë herë në një sukses nga të paktët që i mungonte. Sulmuesi i Juventusit ka fituar edicionin e 18-të të Golden Foot Award, çmimin prestigjoz ndërkombëtar që kurorëzon lojtarin më të mirë të vitit kalendarik, bazuar në votimin online të tifozëve nga e gjithë bota.

Ronaldo ishte më i votuari në mesin e 10 kandidatëve, duke lënë pas yjet momental të futbollit ndërkombëtar. Tashmë, 35-vjeçari duhet të lërë gjurmën e tij në Shëtitoren e Kampionëve, vendosur në bregdetin e Principatës së Monakos, e cila ka sponsorizuar ngjarjen që nga viti 2003. Sigurisht, për shkak të urgjencës shëndetësore, organizatorët kanë njoftuar se ceremonia e ndarjes së çmimeve dhe mbrëmja tradicionale gala nuk do të mund të zhvillohen si në vitet e kaluara.

Golden Foot mund të fitohet vetëm një herë në karrierë dhe është e rezervuar për lojtarët mbi moshën 28-vjeçare. Këtë vit, për herë të parë u dha edhe çmimi për presidentin më të mirë, me çmimin që shkoi për numrin 1 të Juventusit, Andrea Agnelli. Ky ishte trofeu numër 17 i fituar në 10 vite nga ana e numrit 1 të klubit bardhezi.

Klan Plus