Franca dhe Holanda ndalen në barazim

Cristiano Ronaldo hyri në histori. Tashmë ai është futbollisti që ka shënuar më shumë gola në arenën ndërkombëtare me skuadrën përfaqësuese të portugalisë.

CR7 regjistroi golin e 111 duke thyer rekordin e mbajtur nga italiani Ali Daei. Në ndeshjen ndaj Irlandës, Ronaldo humbi një 11-metërsh. Skuadra mike shënoi por mendoi sërish ai për të barazuar dhe fituar takimin.

Në ndeshjet e para të Shtatorit për kualifikueset e Kupës së Botës, Franca dhe Holanda nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në ndeshjet përkatëse, duke rrezikuar jo pak në grupet e tyre.

Në përballjen me Bosnjën ishte Dzeko që shënoi i pari duke i dhënë shpresë skuadrës mike por Antoine Griezmann barazoi që në pjesën e parë. Në të dytën vendasit francezë ndëshkohen me karton të kuq dhe nuk arritën të ndryshonin fatin e lojës.

1-1 përfundoi edhe mes Norvegjisë dhe Holandës. Vendasit shënuan të parët, “tulipanët” barazuan më pas. Ndeshje e vështirë për të dy skuadrat.

Tv Klan