Cristiano Ronaldo është zyrtarisht nën hetim nga UEFA për gjestin e tij që bëri në ndeshjen Juventus-Atletico Madrid javën e kaluar, në kundërpërgjigje të trajnerit të Atletico.

Ylli i Juventus po hetohet për sjellje të pahijshme dhe rrezikon të penalizohet ose gjobitet për gjestin që bëri më 12 Mars. Lajmi është bërë i ditur nga organi më i lartë i futbollit europian, i cili njofton se vendimi do të shpallet më 21 Mars.

“Pas një hetimi të kryer nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës, në zbatim të nenit 55, nisi hetim disiplinor për sjellje të pahijshme ndaj futbollistit Cristiano Roando pas ndeshjes së Champions League mes Juventusit dhe Atletico Madrid të luajtur më 12 Mars. Ky rast do të diskutohet më 21 Mars nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës”,

thuhet në njoftimin e UEFA.

Hetimi do të përcaktojë nëse Ronaldo, duke iu përgjigjur me të njëjtin gjest trajnerit të Atletico Madrid i cili bëri në ndeshjen e parë, është tejkaluar kufiri i etikës. Për të njëjtin gjest, trajneri i Atletico, Simeone, u dënua me 20 mijë Euro gjobë, por nuk u skualifikua.

/tvklan.al