Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të braktisë Real Madrid. Sulmuesi portugez largoi zërat për një lamtumirë në një deklaratë për faqen sportive kineze Dongqiudi.

“E dua këtë klub dhe dua të qëndroj. Më pëlqen të jetoj këtu, më pëlqen ambienti, njerëzit dhe jam pranë Portugalisë. Madridi është qyteti im prej 2009″,

deklaroi Cristiano Ronaldo pas çmimit të marrë në Kinë.

Ylli i mdarilenëve që pas disa ditësh mbush 33 vjeç është nën kontratë deri në qershor të 2021. Megjithatë mediat përmendin vazhdimisht një largim të tij nga Real Madrid. Fjalët e portugezit vijnë në një moment të vështirë për skuadrën e njohur spanjolle që është eliminuar nga Kupa e Mbretit edhe është shumë larg objektivit titull kampion. 

Tv Klan