Ronaldo përlotet teksa kujton të atin

Ronaldo përlotet teksa kujton të atin

22:15 16/09/2019

“U bëra numri 1 në botë dhe ai nuk e pa”

Cristiano Ronaldo, një histori suksesi në futbollin botëror brenda dhe jashtë fushe me një pasuri afro 450 milionë Dollarë. Me vila, makina, jahte dhe avionë privatë, por sulmuesi portugez ka një mungesë të madhe që i rëndon madje shumë. Babai i tij e ka lënë kur ishte 20 vjec, pikërisht në fillim të karrierës së tij.

I ftuar në ‘Good Morning Britain’ nga Pierece Morgan, në një intervistë që zgjati më shumë se 1 orë, portugezi nuk i ka mbajtur dot lotët kur fliste për të atin. Atij iu shfaq një video e babait, që sikurse tha nuk e kishte parë kurrë më parë.

“Të bëhesh numri një dhe ai të mos e shohë, të mos shohë trofetë që kam marrë, të mos shohë se kush jam bërë. Nuk e prisja të qaja. Nuk i kisha parë kurrë këto pamje, nuk e di se ku i morët ju, duhet t’i kem edhe unë t’ua tregoj familjes time. Unë nuk e njoha babain tim 100%. Ai ishte pijanec. Nuk kam patur kurrë një bashkëbisedim normal me të. Ka qenë e veshtirë”.

Ndër të tjera, futbollisti foli edhe për akuzat për përdhunim që kanë rënduar mbi të. Ai u shpreh se të tilla sulme e bënë të ndihej i turpëruar përpara të dashurës dhe fëmijëve. Këto akuza janë mohuar edhe më herët në mënyrë kategorike nga futbollisi, i cili i është drejtuar gjykatës.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori