Ronaldo pranë Topit të Artë?

Ronaldo pranë Topit të Artë?

18:01 18/07/2019

Cristiano Ronaldo është pranë fitimit për herë të gjashtë të Topit të Artë. Gazeta “Marca” e vlerëson portugezin si një kandidat potencial për të marrë këtë trofe. Rezultatet e arritura nga Ronaldo me Juventus dhe Portugalinë gjatë 2019-s janë domethënëse sipas sportives spanjolle.

Në Itali 34-vjeçari fitoi kampionatin dhe Superkupën e Italisë, ndërsa me përfaqësuesen triumfoi në Ligën e Kombeve. Ronaldo realizoi 31 gola në sezonin e fundit në të gjithë aktivitetet. Rivali kryesor mbetet Lionel Messi, por në listë janë edhe Mbappe, Mane e Van Dijk.

Nëse merr Topin e Artë, Cristiano Ronaldo do të bëhet më i suksesshmi i të gjitha kohërave, pasi do të kalonte edhe Lionel Messi.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT