Portugezi ka realizuar 16 gola në 1092 minuta

Cristiano Ronaldo nuk e ndalet edhe në sezonin e tretë me Juventus. Sulmuesi portugez i cili më 5 Shkurt do të mbush 36 vjeç realizion 1 gol çdo 68 minuta përafërsisht.

Deri më tani CR7 numëron 16 gola në 13 ndeshje të zhvilluara në Champions League dhe Serie A për 1092 minuta në fushë. Një mesatare golash 1,23 për çdo takim. Cristiano Ronaldo kryeson edhe renditjen e golashënuesve në Serie A në kuotën 12.

Një ecuri kjo që kujton kohët e arta të Real Madrid. Garën e ka me Romelu Lukaku dhe Zlatan Ibrahimoviç, të cilët janë në kuotën 11 dhe 10. Cristiano Ronaldo nuk e ka fituar ende Këpucën e Artë në Serie A, por me këtë ritëm është kandidati kryesor.

Tv Klan