Portugezi ka realizuar 145 gola në turnetë e UEFA-s

Cristiano Ronaldo është shënuesi më i mirë i dekadës së fundit në turnetë e organizuar nga UEFA. Sulmuesi portugez ka shënuar 145 gola me Portugalinë, Real Madrid dhe Juventus.

Pjesën më të madhe, 107 realizime, janë në Champions League. Ronaldo ndiqet në këtë renditje nga Robert Lewandowski. Ai ka shënuar 101 herë me Poloninë, Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen.

Në vendin e tretë është Lionel Messi, i cili duke qenë argjentinas i përllogariten vetëm golat me Barcelona, që janë 99. E katërta është Ada Hegerberg. Futbollistja norvegjeze është në kuotën e 80 golave, ndërsa pas saj e pesta renditet francezja Eugenie Le Sommer.

Tv Klan