Cristiano Ronaldo, një nga futbollistët më të mirë në botë, i cili luan tek Juventus, ka fituar çmimin lojtari më i mirë në vitin 2018 në “Globe Soccer Awards”.

Futbollisti portugez në ceremoninë e çmimeve të zhvilluar në Dubai ka kaluar Antoine Griezmann që luan tek Atletico Madrid dhe lojtarin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe ka marrë për herë të tretë çmimin në kategorinë lojtari më i mirë.

Ronaldo, i cili ka marrë edhe çmimin në kategorinë “përzgjedhja e tifozëve”, në një fjalim pas ceremonisë ka thënë:

“Unë nuk mund të hyja në Vitin e Ri më mirë se kjo. Unë do të doja t’i falenderoj të gjithë për interesin e lartë të treguar dhe çmimeve”.

Ndërkohë Didier Deschamps, trajneri i Francës ka fituar çmimin trajneri i vitit, ndërsa çmimin e karrierës e ka marrë futbollisti legjendar brazilian Ronaldo./AA