Cristiano Ronaldo i shpëtoi nderin zonjës së vjetër përballë Empolit. Portugezi shënoi 2 gola, një prej të cilëve me penallti, duke përmbysur avantazhin e skuadrës vendase të vendosur nga një gol i Caputo me kundër sulm.

Në pjesën e dytë Juventus fitoi 11-metërsh pasi Dybala pësoi një ndërhyrje të parregullt. Ronaldo u tregua i saktë.

Në minutën e 72 Ronaldo mori një top nga Matuidi në treçerekun e fushës dhe goditi me të djathtën nga 20 metra duke realizuar golin e 7 në kampionat.

Në rikthimin e tij si titullar Etrit Berisha i ka sjellë fat skuadrës së tij Atalanta që fitoi në shtëpi 3-0 me Parmën. Autogoli i Parmës në minutën e 55 i dha fillimisht avantazhin Atalantas. Në mesin e pjesës së dytë Palomino shënoi për skuadrën e tij ndërsa 10 minuta nga përfundimi i takimit goli i tretë u realizua nga Mançini.

Tv Klan