Shkon në kuotën e 109 golave me Portugalinë

Cristiano Ronaldo vijon të befasojë me rekordet. Me 2 golat e realizuar në barazimin 2 – 2 të Portugalisë me Francën shkoi  në kuotën e 109 gola, aq sa iraniani Ali Daei që pati karrierën e tij nga 1993 deri në 2006.

Një synim i arritur dhe që mund të kalohet, duke parë rendimentin e sulmuesit 36-vjeçar. Ronaldo iu deshën 178 takime për të shënuar 109 gola, ndërsa Ali Daei 145, por me kundërshtarë më të dobët, duke parë që Irani është pjesë e Konfederatës së Azisë.

Për këtë Cristiano mori edhe përgëzimet Daei. Cristiano Ronaldo mbërriti edhe në 21 gola në fazën finale të Europianit dhe Botërorit, duke u bërë i pari lojtar nga kontineti jonë i cili arrin këtë objektiv.

Gjatë fazës së grupeve të Euro 2020 kapiteni i Portugalisë realizoi 5 herë, më mirë se ai është vetëm Michel Platini me 7 në turneun e 1984.

Tv Klan