Me rastin e 100-vjetorit të ekipit të Tiranës, këngëtarja Ronela Hajati ka sjellë kolonën e re zanore të punuar bashkë me Dj Sardin si dhe Tull Productions.

Projekti muzikor ishte paralajmëruar para disa ditësh dhe vetëm së fundmi është finalizuar dhe publikuar në kanalin zyrtar Youtube.

“KF Tirana -Bardh’ e blu” titullohet projekti, i cili padyshim do të shoqërojë  çdo ndeshje të ekipit të kryeqytetit.

Klipi i këngës është xhiruar në Stadiumin “Air Albania”, me një atmosferë fantastike të futbollistëve të KF Tirana dhe klubit të tifozëve./tvklan.al