Legjenda e rock-ut Ronnie Wood është shëruar nga kanceri për të dytën herë. Kitaristi 73-vjeçar tha për gazetën britanike “The Sun” se është diagnostikuar me kancer gjatë izolimit nga koronavirusi.

“Unë kam pasur kancer në dy mënyra. Kisha kancer të mushkërive në vitin 2017 dhe kisha një qelizë të vogël kohët e fundit që luftova për izolimin dhe zhdukjen e saj”, ka thënë ai.

Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, kanceri me qeliza të vogla është një kancer shumë malinj që zakonisht gjendet në mushkëri, por mund të prekë zona të tilla si prostata, pankreasi, ose nyjet limfatike. Ishte një formë agresive e kancerit të mushkërive që përbën rreth 13% të rasteve të kancerit të mushkërive.

“Unë u riktheva krejt i pastër”, ka thënë Wood.

Më tej, Wood ka shtuar se gruaja e tij, Saly Humphreys dhe binjakët e tij 4-vjeçarë Gracie dhe Alicie e kanë ndihmuar atë që të rikuperohet.

Klan News