27 vjeçarja një muaj më parë solli edhe bashkëpunimin me këngëtaren e famshme amerikane Billie Eilish

Këngëtarja Rosalia kohët e fundit ka fituar një popullaritet shumë të madh . Ajo është futur shumë shpejt në tregun muzikor dhe numëron bashkëpunime të shumta me artistë të njohur ndërkombëtar.

Së fundmi në bashkëpunim me reperin Bad Bunny kanë publikuar videoklipin me titull “La noche de anoche”.

I vendosur në një shkretërirë, teksti flet për dashurinë midis dy të rinjve para se trupat e tyre t’i përfshijë zjarri, që sipas këngëtares është një zjarr dashurie .

Kënga është mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga fansat e këngëtares Rosalia dhe reperit Bad Bunny, dhe ka marrë rreth 8 milionë klikime në platformën e Youtube.

Ky nuk është i vetmi bashkëpunim i Rosalia-s. Muajin e kaluar së bashku me këngëtaren Billie Eilish sollën këngën “Lo vas a olvidar”.

Në vetëm 3 javë që është publikuar numëron mbi 46 milion klikime.

Ndërkohë, në janar Bad Bunny përmbushi një ëndërr të fëmijërisë, duke performuar në ngjarjen e përvitshme të mundjes, “Royal Rumble”, të organizuar nga WWE.

Në këtë show, reperi i suksesshëm latin performoi këngën “Booker T”, teksa interpretoi dhe vallëzoi në praninë e yllit botëror të mundjes të shndërruar në komentues, Booker T.

Klan News