Këngëtarja Rosela Gjylbegu pati lajmëruar pak ditë më parë se do të sillte projektin e sja më të ri.

Në një lidhje direkte në emisionin “Rudina”, artistja ka deklaruar se tashmë kënga e saj dedikuar festës së Fiter Bajramit është publikuar.

Ajo thekson se kjo këngë vjen si një urim për të gjithë shqiptarët dhe deri më tani ka marrë shumë mesazhe pozitive dhe mbështetje.

“Në fakt unë mbrëmë e kam lançuar sepse ishte nata e fundit e Ramazanit dhe doja që të ishte urimi për prag-Bajramin. Të them të drejtën telefoni im është karikuar mbi pesë herë sot. Ka një shpërthim mesazhesh dhe urimesh, jo se nuk i prisja por nga njëra anë nuk isha e përgatitur për këtë impakt dhe jam shumë e lumtur. Më vjen shumë mirë që erdha me një mesazh paqeje, dashurie, shprese, uniteti me këtë këngë”, u shpreh këngëtarja./tvklan.al