Në një lidhje në Skype për programin “Historia ime” në TV Klan ishte këngëtarja Rosela Gjylbegu. Në lidhje me vetëizolimin, ajo u shpreh se është një ndjesi e çuditshme dhe me kalimin e ditëve e kupton që është e vështirë që të menaxhohet.

Për sa i përket kujdesit për veten dhe peshën, Gjylbegu shprehet se mundohet të tregohet e kujdesshme me ushqimin, edhe pse e ka të vështirë të shmangë ëmbëlsirat.

Rosela Gjylbegu: Është një ndjesi mikse, e çuditshme. Në fillim mendonim shumë mirë jemi në shtëpi, jemi me njerëzit e dashur, pastaj e kupton nuk është e thjeshtë të menaxhohet, u bënë shumë ditë, ndoshta na presin dhe shumë të tjera. Por më e rëndësishme është të jemi shëndoshë dhe shpresoj të ketë më pak raste dhe të shërohen të gjithë.

Mirela Milori: Qëndrimi në shtëpi, disa njerëz i ndihmon për peshën, disa i dëmton për peshën, ti si po e menaxhon këtë situatë?

Rosela Gjylbegu: Me thënë të drejtën, më pëlqen shumë të gatuaj dhe ja kam marrë mamit timonin në këtë pjesë. Po mundohemi të bëjmë kujdes sepse nuk lëvizim dot dhe nuk i shpenzojmë dot ato energji. Shpresojmë të mos zgjasë shumë dhe mos kemi shtuar kilogramë sepse duke qenë se po prisnim verën, ishim në luftë t’i hiqnim këto kilet e tepërta. Mundohem që mëngjesin ta konsumoj sa më vonë dhe lehtë, mundohem që vakti i drekës të jetë i plotë dhe darkën ta eliminoj, duke kaluar ndonjë çaj ose frut. Po përpiqëm, edhe pse për hir të së vërtetës, ëmbëlsirat nuk i i shmang dot./tvklan.al