Besimtarët myslimanë, përfshirë edhe disa personazhe të njohur të ekranit shqiptar, kanë vendosur të agjërojnë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.

E ftuar në emisionin “Rudina” në TV Klan, këtë të premte ka qenë edhe këngëtarja e njohur Rosela Gjylbegu.

Ajo ka treguar se këtë herë vendosi të agjërojë, duke theksuar se gjëja që e shtyu të bënte këtë rit ka qenë gjyshja e saj.

“Vendosa të agjëroj në kujtim të gjyshes time, e cila e mbante Ramazanin çdo vitë deri në muajin kur u nda nga kjo jetë dhe kisha një dëshirë të brendshme. Kur e mendoja, nostalgjia…kjo kohë na ka bërë të reflektojmë shumë për familjen, për ata që nuk i kemi afër. E ndjeva, ashtu më lindi si një jet i mir për ta bërë në kujtim të gjyshes time nga babi. Familja e tim ati është myslimane, kurse nga mami janë katolikë”, u shpreh këngëtarja./tvklan.al