Mesfushori shqiptar i jep 3 pikët ekipit të tij

Odise Roshi ishte heroi i Akhmat Grozny në suksesin 3-1 në fushën e Arsenal Tula. Mesfushori i shqiptar realizoi 2 herë në këtë sfidë ku 3 pikët e fituara vlejnë shumë në përpjekjet për të qëndruar në Premier League Ruse. Roshi shënoi me 11 metërsh në minutën e 22’. Goditja e tij nuk u kuptua nga portieri kundërshtar, i cili u hodh në krahun e kundërt.

Goli tjetër u realizua në të 88’ pas një aksioni model të Akhmat Grozny. Odise Roshi është në kuotën 7 golave këtë kampionat. Ai është shënuesi më i mirë për Akhmat Grozny që ka edhe 5 ndeshje që të tentojë deri në fund për mbijetesën në Premier League Ruse.

Tv Klan